Në Prizren, Vasfije Krasniqi Goodman merr sot mirënjohje nga MKRS

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman do të pranojë mirënjohje sot nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Mirënjohjen do ta ndajë Kujtim Gashi, ministri në detyrë, në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në Prizren.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjes do të jetë në ora 20:00.

Krasniqi Goodman, është e para grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së vitit 1999 e cila foli publikisht për përjetimet gjatë torturës seksuale gjatë luftës.

Ajo jeton në Teksas të ShBA-ve është martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Tashmë 36 vjeçare, Krasniqi Goodman ishte vetëm 16 vjeçare kur u dhunua nga policët serbë.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit