Nisma në Prizren: Zjarrfikësit gardianë të sigurisë së qytetarëve

Kandidatët për deputetë të Nismës në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë qëndruar sot në Brigadën e Zjarrfikësve.

Kryetari i degës së Nismës, Zafir Berisha, tha se zjarrfikësit janë gardianë të sigurisë së jetës së qytetarëve karshi çdo fatkeqësie.

“Andaj ne zotohemi se do te jemi vazhdimisht në mbështetjen tuaj me ato mundësi dhe hapësira të cilat do t’i kemi në qeverinë e ardhshme”, tha Berisha, i cili është kandidat për deputet.

“Ne sikur edhe më parë do të angazhohemi që të arrihet plotësimi i kërkesave tuaja dhe përmirësimi i kushteve të punës”.

Drejtori i Brigadës së Zjarrfikësve të Prizrenit, Adem Krasniqi, në emër të ekipit të tij, i uroi shumë suksese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandidatët tjerë të Nismës premtuan se do të jenë zë i zjarrfikësve.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit