Anton Quni: Une isha në Prizren, aty ku besatohen njerëzit për vendime të mëdha

Anton Quni
(Sponsorizuar )

Në dy takimet e kaluara, ne ju dhuruam ‘Hyjneshën në Fron’ dhe ‘Vrapuesen e Prizrenit’. Sot, nuk kemi asgjë me vlerë dhe simbolikë të tillë, por sot ne prizrenasit ju dhurojmë besimin dhe dashurinë.

Prizreni, ndër të tjera i ka disa veçori që e dallojnë nga vendet tjera. Perandoritë e ndryshme kanë lënë gjurmë gjatë historisë. Këtu jetojnë shumë etni me kultura, gjuhë, besime të ndryshme. Thuhet gabimisht se këtu ndeshen kultura oksidentale dhe orientale. Une, them se këtu në Prizren ato bashkohen dhe bashkëjetojnë. Prizreni me shumicë shqiptare të besimit mysliman, të tjerët i bën të mos ndjehen minoritet, por njëjtë të rëndësishem në të gjitha proceset dhe ngjarjet.

Këtu është e zakonshme që, myslimanët kujdesen për mirëmbajtjen e kishave dhe të krishterët të përmbahen gjatë muajit të shejtë të Ramazanit. Kështu jemi ne. Ky është shpirti i Prizrenit. Të vetmit që këtu nuk kanë besim janë ata që Zot e kanë paranë, që e fitojnë paranë pa djersë e mundim, por me shantazhe, rrena, mashtrime e haraç.

Unë, me këtë ushtri të madhe, ju premtojmë se, ata nga 6 tetori do të jenë i vetmi minoritet në Prizren. Unë me të gjithë këta qytetar, burra e gra të mrekullueshme do të jemi besnik dhe garantues i kam edhe bashkëluftëtarët e mi, edhe familjet që të dashurit e tyre e dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Dhe, jo rastësisht këtu me ne janë; Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, Sali Çekaj, i cili bekimin për rrugëtimin shtigjeve të lirisë që ne gjenezën e saj, e mori nga vet Presidenti Historik, Ibrahim Rugova. Poashtu këtu me ne e kemi, Jeton Ramadanin, të birin e Heroit të Kosovës Agim Ramadani, njeriu që e la amanet: “ushtari i fundit i mbijetuar e ka për detyrë te zbret në fshatin e parë dhe të krijoi ushtrinë!”.

Prizreni ju është mirënjohës për prezencen tuaj dhe për prezencen e të gjithë familjarëve të heronjëve dhe dëshmorëve.

(Fjala e plotë e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren në tubimin e mbremshëm)

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit