Ramush Haradinaj kujton mjekun Shpëtim Robaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj.

Haradinaj ka thënë se Robaj me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat luftëtarë, njofton Klan Kosova.

“Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim. Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Sot, në 21- vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj, që me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë. Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim. Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane!

RH

Fotografia e Ramush Haradinaj

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit