4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Kandidatët e Nismës kërkojnë vota në Korishë

Kandidatët për deputetë të Nismës kanë marrë mbështetje në fshatin Korishë të Prizrenit.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se NISMA Socialdemokrate ka krijuar një frymë të re të të bërit politikë.

“Nisma sot po i ofron qytetarëve kandidatët më të mirë për deputetë dhe programin më të mirë për ndërtimin e shtetit, me një të ardhme të sigurt dhe një qeveri të udhëhequr nga njerëz të dëshmuar në çdo kohë, siç është kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj”, tha Berisha.
“Andaj edhe sot jemi bërë Bashkë për Shtetin, qe t’i japim frymë këtij projekti dhe me 6 tetor përfundimisht me një fitore të madhe ta jetësojmë atë”.

Kandidati për deputet nga fshati Korishë, Hasan Ahmetaj, tha se “Korisha tashmë është bërë Bashkë për Shtetin, sepse Kosova ka nevojë për një bashkim rreth një fryme socialdemokrate që interes të vetëm e ka ndërtimin e shtetit”.

“Korisha asnjëherë nuk është ndalur në shërbimet për vendin dhe kurdo që vendi ynë ka nevojë ne do të jemi aty, njejtë sikur sot që jemi bërë Bashkë për Shtetin dhe Fatmir Limajn kryeministër”.

Mes tjerash, kandidati për deputet, Hasan Ahmetaj, tha se “nëse e marr besimin tuaj do të angazhohem që bjeshkët e Kabashit të jenë një pikë turistike duke investuar në rregullimin e infrastrukturës së saj”.

Kandidatët tjerë për deputetë kërkuan nga banorët e Korishës dhe fshatrave përrreth që edhe në ditët e mbetura ta shtrijnë programin socialdemokrat të Nismës në çdo shtëpi,” në mënyrë që fitorja e 6 tetorit të jetë më e fortë dhe më bindëse”.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Lajmet e Fundit