8.9 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Çeku: Po vazhdon shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Prizren

Hajrulla ÇekuZgjedhjet lokale të nëntorit 2013 më së shumti po e dëmtojnë Qendrën Historike të Prizrenit. Njerëz të papërgjegjshëm janë duke e shfrytëzuar hutinë dhe dalldisjen e zyrtarëve shtetëror e partiak pas votave, për të rrënuar objekte brenda zonës së mbrojtur me ligj të Prizrenit.
Drejtori  Ekzekutiv i OJQ-së ‘Ec Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku,tha se brenda vetëm dy dite janë shkatërruar dy objekte me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore në rrethin e parë të zonës së mbrojtur të Prizrenit. “Rasti i parë ka të bëj me djegien e tërësishme të shtëpisë së familjes Shehu në lagjen Tabakhane, në rrethana ende të pasqaruara nga organet përgjegjëse, ndërsa i dyti me rrënimin e tërësishëm të objektit të –ish-Jugobankës, përballë Urës së Gurit”, tha Çeku.

Sipas tij, në rastin e shtëpisë së djegur, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.”Kjo kërkon hetim të menjëhershëm nga Prokuroria, ndërsa rasti i objektit të rrënuar është shkelje e rëndë ligjore, pasi që investitori ka qenë i pajisur vetëm me leje dhe pëlqim për restaurim dhe asesi për rrënim të objektit”.

Të dyja këto raste po ndodhin në të njëjtën kohë kur Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën në mënyrë eksplicite ka konstatuar se “interesat biznesore shpesh herë mbizotërojnë kundruall interesave të trashëgimisë kulturore” dhe ka bërë thirrje për “veprime të fuqishme për të ndaluar aktivitetet ilegale dhe degraduese si dhe korrigjimin e atyre ndërtimeve që kanë tejkalime”.
“EC Ma Ndryshe’ shpreh keqardhjen për humbjet më të fundit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren. “Në të njëjtën kohë, ne shprehim shqetësimin tonë për mundësinë e paraqitjes së rasteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë kohës sa do të zgjasin fushata dhe zgjedhjet lokale”, tha Çeku.

Ai iu ka bërë  thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore qeveritare dhe atyre të gjyqësisë që sa më parë t’i nisin hetimet për këto dy raste. “Në të njëjtën kohë, apelojmë për veprime të menjëhershme dhe konkrete për të parandaluar përsëritjen e skenarëve të tillë në pjesë të tjera të Qendrës Historike të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje...

Lajmet e Fundit