Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur tubimin zgjedhor edhe në Prizren ku për qytet pati një numër të madh premtimesh.
“Gjatë qeverisjes së kaluar projektet e Prizrenit i kemi respektuar sa herë na kanë ardhur kërkesat tuaja. Ne do të vazhdojmë këtë edhe në mandatin e ardhshëm me veprime konkrete”.
“Për qytetin historik të Prizrenit është një grand buxhetor i veçantë 5 milionë euro. Kemi planifikuar 30 milionë euro për rrugën Prizren-Tetovë, funksionalizimin e kampit gjerman, teleferiku, ngrohtorja e qytetit, tokat t’ia kthejmë komunës”.
“E kam një rregull që nuk i shti duart asnjëherë në rendet e një vendi . Prizreni është i prizrenasve dhe nuk kam ardhur asnjëherë të kërkoj apo të marr diçka, por gjithmonë kam ardhur për të parë gjendjen tuaj”.
“E di që në raste të caktuara ju kanë zhgënjyer juve por mos e humbni besimin. Ne i bëmë disa punë të mëdha për vendin, për të drejtën për t’u mbrojtur, për Trepçën tonë, mund t’i kryejmë punët e Prizrenit siç i kryem ato të vendit tonë”.
Haradinaj edhe nga Prizreni pati disa kritika për kundërkandidatët e tij.
“Kolegët e PDK-së nga paniku se po dalin në opozitë po harxhojnë shumë para në fushatë me mundësinë që të ndryshojnë bindjen e njerëzve. Nëse paskan pasë pare pse s’patën për bursa. Po i shfrytëzojnë për t’i thënë popullit se që janë të përzgjedhurit”.
“Unë me të rrejtë ndër sy nuk mundi, nuk më ecë diqysh. Kur më vjen keq që më rrejnë mua ndër sy çohem prej atij vendi. Pra është mashtrim dhe fyerje ata që e kanë bërë kulturë korrupsionin me dalë si heronj që e luftojnë atë”.
“LDK-në kam bashkëqeveris me Ibrahim Rugovën, por mos e besoni LDK-në kur thonë se e çkapin shtetin, jo që s’duan po nuk mundin”.
“Do t’iu respektojmë në vlerat tuaja me ato që i keni ruajtur me krenari. Populli e ka vendosur që kësaj here t’ia japin fitoren koalicionit 100 për qind Kosovë.
“Mos e lëni votën në shtëpi është me rëndësi me dalë të votohet sidomos në këtë kohë. Ata që na zgjedhin neve duhet votuar 119 dhe kandidatët e tjerë tuaj”.