8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

“Arbana bastion i PDK-së”

Strukturat e PDK-së të Arbanës, kanë pritur me entuziazëm kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës të Prizrenit për Parlamentin e Kosovës, që para tyre ta shpalosin programin zgjedhor të PDK-së.

“Prania masovike e strukturave të PDK-së nga Arbana është rezultat i pakënaqësive të akumuluara nga pushteti aktual në Prizren, i cili prej se ka ardhur në krye të qeverisjes me anë të mashtrimeve, nuk ka vu dorë në këtë pjesë, thua se i takon një planeti tjetër”, ka thënë Dafina Bllaca asambliste nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Prizrenit.

Strukturat e PDK-së në Arbanë siç ka theksuar Dafina Bllaca, janë të befasuara me ndryshimin pozitiv për PDK-në, gatishmëri që nuk e kemi pasur më parë.

Ajo në vazhdim ka theksuar se banorët e Arbanës, si kurrë më parë janë përcaktuar që këtë herë masovikisht ta përkrahin Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kadri Veselin Kryeministër të Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që vendi të ecë e të mos stagnoi. siç po vendnumëron Prizreni.

“Arbana më nuk është bastion i partive tjera, që pesë palë zgjedhje është mbështetëse e fuqishme e PDK-së e këtë herë do të jetë edhe më shumë e angazhuar, që fitorja e PDK-së të jetë edhe më madhështore.”- përfundoi Bllaca.
Në këtë takim, pos kandidatëve të PDK-së në Prizren ka prezantuar edhe Enver Hoxhaj, zëvendës-kryeministër në detyrë i Kosovës. Ai në fjalën e tij ka theksuar se PDK-ja është zgjidhja më e mirë e mundshme që ofron Kosova, për të qenë e barabartë në ulësen e organizmave ndërkombëtarë, andaj për këtë arsye na duhet më 6 tetor një fitore sa më bindëse.

Ndërsa Shqir Totaj, ka sqaruar para strukturave të nëndegës së Partia Demokratike e Kosovës, tash për tash ka kandidatët më të mirë, më të përgatitur dhe me profesione të ndryshme. Lista jonë ka kategori të të gjitha profileve, 65 prej të cilëve janë për herë të parë në listë dhe kjo është dëshmia se PDK-ja është e përcaktuar të angazhohet qetësisht për Kosovën.

Më Shumë

Arbnor Rifati flet pas përfundimit të sezonit: kërkon Superligë me 10 ekipe

Ka përfunduar edicioni për Proton Cable Prizrenin, ndërsa pas mbylljes së sezonit në Ligën e parë, ka reaguar trajneri i ekipit Arbnor Rifati me...

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Lajmet e Fundit