1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Kujtim Gash fton qytetarët që ta votojnë atë dhe Kadri Veselin

Kandidati për deputet i PDK-së, Kujtim Gashi, kërkon votën e qytetarëve, të dielën.

Ai ka ftuar të gjithë që të votojnë Kadri Veselin për kryeministër të Kosovës.

“PDK-ja ma dhuroi hapësirën, Kadri Veseli besimin ndërsa nga ju e kërkoj votën për PDK-në, për Kadri Veselin si kryeministër të Kosovës dhe për mua që t’u përfaqësoj si deputet, që nesër të vendosim bashkërisht për të ardhmen tonë, të burrave, grave, rinisë, fëmijëve të vendit tonë! “.

Postimi i plotë në ‘Facebook’

Të nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar bashkëpartiakë, bashkëvendas, ju qytetarë të Prizrenit.
Kanë ngelur edhe pak çaste para aktit të shenjtë të votimit për të përzgjedhur ata që do të jenë zëri i juaj, andaj dua të komunikoj me ju, kur do të marrim vendimin e 6 tetorit, për të nesërmen, të ardhmen që shpresojmë ta bëjmë më premtuese për vendin tonë, të fëmijëve tanë, Kosovën tonë të dashur!

Në të gjitha vitet e aktivitetit tim politik e shoqëror, jam udhëhequr nga parimi që së bashku mund ta ndërtojmë rrugëtimin tonë, për të ardhmen për një Kosovë më të mirë, më të begatë dhe kjo bëhet vetëm me bashkëpunim.

Si koordinator i kulturës, gjithnjë, secilin vendim e kam marrë pas konsultimit me të rinjtë, pas diskutimit demokratik e shoqëror me bashkëpunëtorët.

Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!#PDK112 #KadriVeseli1 #KujtimGashi22

Gepostet von Kujtim Gashi am Donnerstag, 3. Oktober 2019

Si kryesues i Kuvendit Komunal, fillimisht, ndërtova konsensus, pajtueshmëri me bashkëpartiakët, duke e pasur në vëmendje se të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal janë për dhe të gatshëm për bashkëpunim. Në këtë kuptim, këtë frymë jam munduar ta përçoj edhe tek anëtarët e opozitës dhe bashkë me ta ndërtuam pajtueshmëri për zhvillimin dhe përparimin e qytetit.

Si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me bashkëpunëtorët dhe stafin e Ministrisë, së pari e ndërtuam konsensusin, mbi të vërtetën se, vlera nuk ka përkatësi partiake dhe se do të përkrahet dhe ndihmohet si vlerë artistike, sportive e rinore.

Ndërtuam afërsi me krijuesit e vlerave kulturore, artistike, me sportistët e me të rinjtë. Të gjitha veprimet i bashkë koordinuam dhe sot në më pak se dy vjet të punës sonë, ne krenohemi me artistët me sportistët dhe të rinjtë. Ata na respektojnë dhe përmes aktiviteteve dhe sukseseve të shumta po e shprehin mirënjohjen e tyre. Mbi të gjitha, unë them dhe mburrem se, suksesin në të mirë të kulturës, sportit, artit e arritëm bashkë.

Të gjitha këto të arritura në karrierën time ia dedikoj bashkëpunimit me qytetarët: me bashkëpartiakët e më pas edhe më të gjithë ata që përtej ngjyrës partiake e duan bashkëpunimin, pajtueshmërinë dhe para së gjithash e duan zhvillimin, e duan Kosovën.

Përtej mirënjohjes dhe respektit për të gjithë bashkëpunëtorët nga të gjitha fushat e jetës, i jam falënderues lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, që më dha hapësirën dhe besimin për t’i dëshmuar vlerat e mia.
I jam tejet falënderues liderit të PDK-së, z. Kadri Veselit, i cili ma besoi detyrën e ministrit, një aktivisti dhe anëtari të PDK-së, që për herë të parë vinte nga Prizreni në këso pozite. Dhe, më shumë se për emërimin tim, Kryetarit dhe Kryeministrit të ardhshëm Veseli, i jam falënderues që më këshilloi dhe ma besoi lirinë e veprimit, për t’i mbështetur vlerat kulturore, sportive dhe rinore. I jam mirënjohës që më udhëzoi për luftimin e vendosur dhe të pa kompromis të çfarëdo dukurie deviante.

Çelësi i suksesit tim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është besimi i liderit të PDK-së Kadri Veseli, bashkëpunimi i ngushtë me artistët, sportistët dhe të rinjtë, dhe marrja e përbashkët e vendimeve.

Suksesi është fryt i bashkëpunimit. Asnjë veprim nuk e kam ndërmarrë dhe nuk do ta bëj as në të ardhmen pa u konsultuar dhe pa bashkëpunuar ngushtë me protagonistët në cilën do fushë ku kam vepruar e ku do të veprojë.

Mbi këto baza e kam ndërtuar identitetin tim qytetar, shoqëror, ministror dhe, duke ju premtuar se me këtë modesti, korrektësi, përulësi në bashkëpunim dhe ndërtimin e besimit të përbashkët do të vazhdoj në detyrën e deputetit, nëse ju si qytetarë e vlerësoni dhe besoni punën dhe angazhimin tim të deritashëm.

Jam i nderuar dhe me përgjegjësinë më të lartë ua kërkoj besimin tuaj, sepse ta votosh dikë do të thotë t’ia besosh atij që të marrë vendime në vendin tënd. Prandaj, këtë besim (votat tuaja) do t’i kthej në bashkëpunim, avancim dhe mbrojtje të vlerës.

PDK-ja ma dhuroi hapësirën, Kadri Veseli besimin ndërsa nga ju e kërkoj votën për PDK-në, për Kadri Veselin si kryeministër të Kosovës dhe për mua që t’u përfaqësoj si deputet, që nesër të vendosim bashkërisht për të ardhmen tonë, të burrave, grave, rinisë, fëmijëve të vendit tonë!

Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112 #KadriVeseli1 #KujtimGashi22

Më Shumë

Lajmet e Fundit