Voton Shaqir Totaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, njëherësh edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, në Qendrën e Votimit në SHFMU “Remzi Ademaj”, ora 10:30.

Totaj, në vendvotim ishte i shoqëruar nga familjarët e tij.

Me këtë rast, ai ka bërë thirrje për qytetarët e Komunës së Prizrenit, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, për të votuar partinë dhe subjektin, që ata duan ta kenë në krye të vendit për katër vite të ardhshme.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje, që gjatë procesit zgjedhor qytetarët të ruhen nga provokimet e subjekteve, të cilat provokojnë situata jo të mira, për t’i dhënë orientim dhe dimension tjetër këtyre zgjedhjeve nacionale.

Kryetari i PDK-së, Dega në Prizren, ka kërkuar nga qytetarët, që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen dhe mundësinë e realizimit të qëllimeve dhe kërkesave të tyre, për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit