Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK’në e çon në opozitë

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli s’ka ofruar dorëheqje pse e ka nxjerr partinë të tretën. Ai ka thënë se do të shkojë në opozitë.

Veseli ka thënë se kanë punuar shumë por s’kanë arritur të fitojnë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka uruar fituesit, teksa ka thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë.

PDK ka dalë e treta në këto zgjedhje me rreth 20 për qind të votave.

Prej vitit 2007 është në pushtet.

Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK’në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa, ka humbur edhe shumicën e komunave.

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit