5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kizolli kërkon votën shtëpi për shtëpi

AfaristetPartia Konservatore e Kosovës ka filluar fazën e re të fushatës duke vizituar zejtarët, afaristët dhe qytetarët e Prizrenit nëpër shitoret, bizneset dhe shtëpitë e tyre me moton “Ndryshimi troket nëpër dyert e shtëpive tuaja”.

Vizitat derë më derë të Partisë Konservatore të Kosovës kanë zgjuar interesim të shtuar të qytetarëve të Prizrenit duke u njohur me Beni Kizollin, kandidatin për kryetar të Prizrenit dhe kandidatët tjerë për asamblenë komunale të Prizrenit.

Gjatë këtyre takimeve është prezantuar vizioni dhe plani i Partisë Konservatore të Kosovës për të dalë nga kriza ekonomike dhe krijimi më i volitshëm i kushteve për veprimtaritë e përgjithshme të zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit.

“Pas një stagnimi të zhvillimit ekonomik dhe ngufatjes së zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit nga qeverisja e dobët jo vizionare dhe nga papunësia e madhe, qytetarët tani kërkojnë një qeverisje të re, të ndërgjegjshme dhe transparente ku për synim parësor do të ketë zhvillimin e qytetit në baza të shëndosha duke evituar fenomenet negative dhe korrupsionin kronik.
Këto porosi të qytetarëve janë të qarta dhe të sinqerta dhe përputhen me vizionin dhe programin e Partisë Konservatore të Kosovës. Dhe kjo është po ashtu njëra nga arsyet kryesore se pse Partia Konservatore e Kosovës do të fitojë në këto zgjedhje, sepse qytetarët kanë besim tek ne, pasi që janë të sigurt se ne jemi ndryshe”, tha Kizolli.

Ndërsa për lehtësimin e afarizmit të zejtarëve të Prizrenit, Nderim Pasuli, kandidati për asamblenë komunale të Prizrenit theksoi se “Krijimi i kushteve më të volitshme dhe lehtësirat konkrete që do të ofrojmë për afarizmin tuaj do të mundësojnë që ju ti zgjeroni veprimtaritë tuaja dhe të punësoni më tepër punëtorë. Nëse 1000 shitore në Prizren punësojnë nga një punëtor më tepër do të lehtësonte padyshim papunësinë në Prizren. Prandaj veprimtaria juaj është shume e çmuar dhe Partia Konservatore e Kosovës këtë potencial tuajin do të vlerësoj me investime konkrete në këtë fushë. Pasurimi juaj do të thotë edhe pasurimi i qytetarëve dhe i komunës së Prizrenit”.

Dita e 16 e fushatës ka iniciuar edhe kapitullin e ri për fushatën elektorale të Partisë Konservatore të Kosovës me moton “Ndryshimi troket nëpër dyert tuaja” sepse Partia Konservatore e Kosovës në krye me Beni Kizollin është ndryshe./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mësuesja nga Hasi që ‘jeton’ me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

Flora Mulaj, një mësuese e përkushtuar nga Hasi, ka kaluar 37 vite duke edukuar fëmijët e ciklit të ulët në një fshat të zonës. Me...

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Lajmet e Fundit