3.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Reagojnë edhe prindërit pas publikimit të fotos së nxënësve në Prizren me përshëndetje ushtarake

Ditëve të fundit, në media ka qarkulluar një fotografi ku shihet një person i rritur, i cili dyshohet të jetë mësues, dhe një grup fëmijësh në një shkollë në Prizren, me flamurin e shtetit turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake.

Ndaj këtij rasti ka reaguar Ministria e Arsimit, e cila ka thënë se shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Ndërkaq, reagim për këtë rast ka ardhur nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, i cili thotë se është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar në opinion, pas publikimit fotografisë që ky këshill thotë se i takon shkollës fillore dhe të mesme të Ulët “Motrat Qiriazi” në Prizren.

Këshilli këtë veprim po e konsideron të papërgjegjshëm ndaj atyre që, siç thotë, “kanë manipuluar më nxënësit”.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga secili qytetarë, i cilësdo përkatësie etnike, që mos të manipulojnë me nxënësit për interesa çfarëdo qofshin ato. Nxënësit shkollën e kanë vend edukimi e arsimimi, asgjë më shumë”, ka theksuar KPK, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masat që i parasheh ligji.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

“Drejtësi, jo politikë”/ Marshim në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

Është mbajtur ditën e sotme në Prishtinë marshimi me moton “Drejtësi, jo politikë”, në krah të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të clët...

Lajmet e Fundit