Prizren/ Avni Dehari: Konkluzionet e ekspertizës thonë se Astriti është vrarë

Pas marrjes së raportit nga instituti zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit.

Avni Dehari ka thënë se e kanë marrë raportin në dy kopje, dhe sipas konkluzioneve ka dalë se Astrit Dehari është vrarë.

Tutje ai ka kërkuar që të hapen hetimet për rastin e ndodhur në qendrën e paraburgimit në Prizren para 3 vjetëve.

“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj.Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyerSipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrajsen”, ka thënë ai.

Prindi i Astritit, Avni Dehari, pas marrjes së rapirtit ka deklaruar se shteti është munduar që ta fsheh të gjithë rastin.

Ai e ka bërë fajtor, prokurorin Syë Hoxha, i cili në fillim ka qenë prokurori i cili është marrë me këtë rast si dhe ish-ministren Dhurata Hoxha e cila kishte qenë ministre e drejtësisë në kohën kur Dehari kishte vdekur. “Unë shfrytëzojë rastin si prind që ta falënderojë avokatin që ta zbardhë të vërtetën si rast. I falënderoj ekspertët që nuk i juanë nënshtruar trysnive politike për ta dhënë një raport. Dua ta përmend se në rastin e Astrit Deharit që e kanë vrarë në burgun e Prizrent, përgjegjës janë përveç Sylë Hoxhës së bashku me kompaninë e tij e ministren Dhurata Hoxha, janë edhe argat ne rastin konrek:, thote Avni Dehari./Express/

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit