7.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Avokati Tomë Gashi: Raporti vërteton se Astriti është vrarë, shteti t’i gjejë vrasësit

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se raporti i institutit zviceran ka vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë.

“Astrit Dehari është vrarë 100 metra nga këtu, dhe në fund kemi marrë raport që e vërteton këtë. Prokuroria duhet të hapë hetimet dhe të identifikohen fajtorët për vrasjen e Astrit”, ka thënë avokati Gashi.

Gashi ka shtuar se tri vite kanë punuar për ta vërtetuar diçka që është ditë që në ditën e parë

“Kush janë vrasësit është detyra e shtetit që ti gjejë… Trupi i Astritit ka qenë prova më e fuqishme që Astriti është vrarë. Ai është vrarë për shkak të përkatësisë partiake, duket që në ditarët e tij ai e ka ditur që VV do të vijë në pushtet”, ka theksuar Gashi.

Avokati ka shtuar se beson që organet e drejtësisë do të bëjnë çdo gjë që ti identifikojnë ata që e kanë vrarë Astritin.

Ai tutje shtoi se “nuk është dashtë ta lëndojnë familjen me deklarata të llojllojshme që ai kinse Astriti është vetëvrarë”./Telegrafi/

Më Shumë

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Lajmet e Fundit