Malishevë/ Koordinatori Hoti dhe drejtori Thaçi, biseduan për garat e ardhshme shkollore

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, ka pritur sot në një takim pune. koordinatorin nacional për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin, me të cilin ka biseduar me mbajtjen e garave në nivel të shkollave, në Komunën e Malishevës.

Hoti e Thaçi, kanë biseduar për vazhdimin e mbajtjes së garave shkollore, ashtu sikur janë mbajtur edhe gjatë vitit të kaluar shkollor, si dhe për rëndësinë e mbajtjes së këtyre garave dhe organizmin sa më të mirë të tyre, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Mbajtja e këtyre garave, u vlerësua si shumë e rëndësishme dhe e dobishme, ndërsa Komuna e Malishevës, në garat e kaluara është shquar për masivizimin dhe organizmin më të mirë të garave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit