Nënshkruhet marrëveshje për themelimin e kabinetit të informatikës në shkollën e Panorcit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, ministrin në detyrë të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, të cilët edhe kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për “themelimin e kabinetit të informatikë” në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Asim Vokshi”, në Panorc.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti nga ana e ministrisë, projekt për të cilin është pajtuar ministria në fjalë, që ta financoj.

Ministri Shala dhe kryetari Begaj, e kanë vlerësuar si një projekt me rëndësi të madhe, që do të ketë ndikim direkt, jo vetëm në rritjen e cilësisë në mësim, për edhe në zhvillimin dhe nxitjen e nxënësve që të merren me këtë fushë.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, më këtë projekt, përfshihet blerja e 25 kompjuterëve (“all in one”), 25 tavolina për kompjuter, 25 ulëse dhe dy tabela të mençura (smart), të cilat kapin një shumë prej 15 250 euro, e që në tërësi do të financohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit