“Vallja e Tropojës” pritet të njihet nga UNESCO

“Vallja e Tropojës” është një vlerë kombëtare e jona, që pritet të njihet si trashëgimi botërore nga Unesco.

Hakaj tregoi se prej kohësh ai bashkë me koreografë të tjerë kanë përgatitur një dosje me të gjitha materialet e nevojshme dhe brenda kritereve të kërkuara nga institucionet përkatëse, për ta përfshirë vallen e Tropojës në listën e trashëgimive të mbrojtura të Unesco-s.

Pavarësisht reagimit pozitiv të akademikut Vasil Tole lidhur me këtë çështje, koreografi Skënder Hakaj shprehu shqetësimin se ky process është duke u zvarritur qëllimisht, duke vënë në dukje dallimet dhe përkatësinë krahinore.

“Meraku im është zvarritja për ne, se thonë hajt këta janë provincialë…” tha ai, duke shtuar më tej se nëse “fati” i këtij kërcimi do të ishte në dorën e Tiranës apo ndonjë qyteti tjetër, procesi i njohjes nga Unesco do ishte kryer me kohë dhe nuk do kishte qenë e nevojshme të pritej kaq gjatë. /KultPlus.com

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit