Xhavit Elshanin nga Prizreni e fton Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizrenit, Xhavit Elshani është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai, tregon se nga kjo gjykatë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të Hagës”, tha Elshani, shkruan “PrizrenPress”.

“I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigrojë”.

“Do të dëshmoj për pastërtinë e saj, si e vetmja rrugë për lirinë e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Lajmet e Fundit