Mjete të pashpërthyera në Prizren

Mjete të pashpërthyera janë gjetur dhe konfiskuar në Prizren.

Një granatë dore është gjetur në fshatin Zojz, kurse mjetet e tjera në rrugën “Adem Jashari “ në Prizren.

Raporti i plotë dhe pa ndërhyrje i policisë

• Fsh. Zojze, Prizren 15.11.2019 – 08:07. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se duke punuar në ara të tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granat dore. Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar mjetin pa incidente.

• Rr. Adem Jashari, Prizren 15.11.2019 – 14:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke kryer disa punime në një objekt ka gjetur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësia për deminim i FSK-së kanë konfiskuar municionin, granatën e dorës dhe kanë bërë kontrollimin e objektit në mënyrë të sigurt.

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit