2.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Haskuka: Komuna e Prizrenit është mobilizuar për t’i dal në ndihmë Shqipërisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se të gjitha institucionet e sigurisë në këtë qytet janë në ngritje të gatishmërisë për situata emergjente, pas tërmetit në Shqipëri.

“Tronditje, dhimbje por edhe krenari e madhe. Mobilizim i jashtëzakonshëm për një kohë të shkurtë”, shkruan Haskuka në “Facebook”.

“Sot pas lajmit për tërmetin, viktimat dhe të lënduarit në Shqipëri, fillova të marr telefonata nga qytetarët të cilët donin të ofronin ndihma”.

“Në të njëjtën kohë pasi që tërmeti ishte ndier fuqishëm edhe në Prizren, në mënyrë urgjente organizuam një takimit me të gjitha institucionet relevante të sigurisë në Komunën e Prizrenit për ngritjen e gatishmërisë për situata emergjente”.

“Pas takimit një ekip i stafit mjekësor i urgjencës me autoambulancë u nis për në Durrës bashkë me materiale për intervenim të shpejtë nga Drejtoria e Shëndetësisë. Tanimë ekipi është në Stadiumin e Durrësit duke ofruar shërbimet mjekësore emergjente qytetarëve në nevojë”.

“Si Komunë e Prizrenit po ashtu kemi vënë në dispozicion një brigadë zjarrfikësish dhe pas konsultimeve me ambasadorin Minxhozi kemi marr vendim që të përgatisim pako ushqimore dhe batanije për zonat e prekura nga tërmeti që do të nisen në ditët në vijim”.

“Në ndërkohë Lëvizja VETËVENDOSJE!, grupi i tifozëve Arpaxhik’t dhe shoqëria civile kishin filluar grumbullimin e ndihmave me ushqim dhe veshmbathje, si dhe në këto momente dy kamionë dhe një autobus nga Prizreni tanimë janë nisur drejt rrugës së kombit për në Durrës”.

“Po ashtu njoftojmë që Drejtoria e Mirëqenies Sociale do të vazhdojë grumbullimin e ndihmave në Qendrën për Punë Sociale edhe nesër”.

“Në ndërkohë shumë qytetarë që janë lajmëruar për të ofruar shtëpitë e tyre në rast nevoje për t’i strehuar vëllezërit tanë nga Shqipëria.

“Falënderoj të gjithë qytetarët për shpejtësinë e reagimin dhe nivelin e lartë të solidaritetit!”

“Ditët e vështira si kjo, sot na konfirmojnë se bashkë e kemi më lehtë, bashkë e bëjmë më mirë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

557 vjet nga vdekja e Skënderbeut!

Sot mbushen plot 557 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë. Gjergj Kastrioti,...

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve. Kryetari i PDK-së,...

Lajmet e Fundit