8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Selimi: UÇK-ja nuk e ka vrarë Behajdin Allaqin, ai kishte veprimtari patriotike

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është intervistuar nga Gjykata Speciale para disa ditësh.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai është ftuar nga Specialja për një rast të vetëm e i cili ka të bëjë me vitin 1998.

I pyetur direkt nga penalistët nëse ishte ky rasti i Behajdin Allaqit, Selimi ka thënë se nuk mund të jep detaje për thelbin e asaj që është intervistuar, përcjell Telegrafi.

Gazetarët kanë insistuar me pyetje duke kërkuar nga Selimi një mendim të tij për figurën e ish pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte zhdukur në qershor të vitit 1998.

Selimi ka thënë se me sa e di Behajdin Allaqi ka qenë një veprimtarë i shquar i çështjes kombëtare dhe sipas tij ka dhënë një kontribut për patriotizmin.

“Veprimtaria ime nuk ka qenë e lidhur me Behajdin Allaqin edhe pse do të doja të isha pas asaj që kam dëgjuar për veprimtarinë e tij patriotike”.

I pyetur nga gazetarët nëse Allaqi është vrarë nga UÇK-ja, Selimi ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Në asnjë mënyrë UÇK-ja nuk mund të lidhet me vrasjen e Behajdin Allaqit. UÇK-ja nuk ka vrarë Behajdin Allaqin”, shtoi më tej Rexhep Selimi.

Behajdin Allaqi (ka lindur më 7 prill 1963 në Prizren – i zhdukur nga 11 qershori i vitit 1998) ishte veprimtar dhe intelektual Shqiptar i çështjes kombëtare gjatë viteve të 80-dhjeta dhe 90-dhjeta, dhe i cili së bashku me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë ishin udhëheqësit e lëvizjes ilegale për çlirim që njihej me emrin Lëvizja për Republikën e Kosovës Behajdin Allaqi ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së ku dhe morri pjesë në Luftën e Kosovës ku dhe zhduket në mënyrë shumë misterioze

Më 19 shkurt 2016 figura e Behajdin Allaqit dekorohet me urdhrin Hero i Kosovës nga presidentja e asaj kohe Atifete Jahjaga./Telegrafi/

Më Shumë

Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të...

Duda Balje reagon përsëri pas shkarkimit të anëtarëve të partisë së saj nga postet qeveritare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar sërish pas shkarkimit të dy anëtarëve të partisë SDU, të cilën ajo e drejton, nga...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit