17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

‘Plisat’ dorëzojnë ndihmat në kazermën e FSK-së në Prizren

Grupi i tifozëve prishtinas “Plisat” kanë njoftuar se sonte në ora 18:00 kanë dorëzuar të gjitha ndihmat e grumbulluara në kazermën e FSK-së në Prizren.Me këtë rast, “Plisat” kanë njoftuar se kanë përfunduar edhe aktivitetin për përkrahjen e të prekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri.

“Tifogrupi jonë sonte në ora 18:00 ka dërguar për në Prizren në kazermën e FSK-së mini-busët dhe autobusët e fundit me ndihma ushqimore, veshëmbathje dhe gjëra higjienike për personat në nevojë dhe nga sot aktivitetet tona për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri pushojnë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi të tifozëve.

“Gjatë maratonës disa ditore për mbledhjen e ushqimit, pakove ushqimore dhe fondeve për të prekurit nga tërmeti, ne jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e qytetarëve! Jemi të vetëdijshëm se ju kemi lodhur me video/fotografi dhe transmetim live nga sheshi Zahir Pajaziti dhe vendet e prekura nga tërmeti, por kjo nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveç transparencës me të gjithë ata që na kanë ndihmuar”, thuhet tuje në njoftim.Ata po ashtu njoftuan se paratë e mbledhura deri më tani do t’i dorëzojnë në ShqipëriKy është njoftimi i plotë i “Plisave”:

 

LAJMËRIM:

Tifogrupi jonë sonte në ora 18:00 ka dërguar për në Prizren në kazermën e FSK-së mini-busët dhe autobusët e fundit me ndihma ushqimore, veshëmbathje dhe gjëra higjienike për personat në nevojë dhe nga sot aktivitetet tona për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri pushojnë.

Gjatë maratonës disa ditore për mbledhjen e ushqimit, pakove ushqimore dhe fondeve për të prekurit nga tërmeti, ne jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e qytetarëve! Jemi të vetëdijshëm se ju kemi lodhur me video/fotografi dhe transmetim live nga sheshi Zahir Pajaziti dhe vendet e prekura nga tërmeti, por kjo nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveç transparencës me të gjithë ata që na kanë ndihmuar.

Ne jemi tronditur nga tërmeti që na goditi prandaj dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi jonë. Kemi përdorur të gjitha mundësitë që kemi pasur deri tani per t’i strehuar personat në nevojë dhe për t’i ndihmuar me pako ushqimore, veshëmbathje dhe me gjithçka tjetër që na kanë kërkuar.Sikurse edhe më parë, e ritheksojmë se sipas kërkesës së autoriteteve të Republikës së Kosovës, ne kemi drejtuar të gjitha pakot ushqimore, veshëmbathjet, gjërat higjenike për në kazermën e FSK-së në Prizren dhe me këtë urdhër zyrtar, aktivitetet tona pushojnë.

Apelojmë që të gjithë që kanë nevojë për strehim, të drejtohen në Prizren në kazermën e FSK-së.Paratë e mbetura të grumbulluara do të dorëzohen në Shqipëri.Numrat kontaktues:
Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” – 049/259931
Kazerma e FSK-së Naser Krasniqi – 044386543

Më Shumë

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Lajmet e Fundit