11.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

“Gjykata Speciale do të dënojë edhe me burgim të përjetshëm”

Rreth treqind persona janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, të cilët do t’iu përgjigjen prokurorisë rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës dhe pas saj, në Kosovë.

Aktakuzat e para pritet të ndodhin në vitin e ardhshëm, kurse dënimi për gjithë të akuzuarit do të jetë edhe me burgim të përjetshëm.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.

“Askush nuk mund të paragjykoj në këtë moment se kur do t’i shohim akatakuzat e para. Ka pasur spekulimi që ky fundvit do të jetë koha kur do t’i shohim aktakuzat e para. Askush nuk mund të paragjykoj duke marrë parasysh që një numër i madh i njerëzve janë ftuar për deklarata qoftë si të dyshuar qoft si dëshmitar. Vitin e ardhshëm mund të presim aktakuzat e para”.

“Lartësia e dënimeve do të shërbehen me politikat e dënimeve që janë sjell edhe në Kosove edhe Tribunali Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi. Maksimumi do të jetë i përjetshëm, por në raste veç e veç mundemi me parë se cilat do të jenë”.

Specialja ka mandat për krimet e pretenduara ndaj njerëzimit, për krimet e luftës dhe veprat tjera penale që ndërlidhen me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, e të cilat pretendohet që janë kryer në periudhën prej janarit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol –...

Lajmet e Fundit