21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Zafir Berisha gjuan gaca kundër përpjekjeve të VV-së e LDK-së për koalicion

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar përpjekjet e VV-së dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha i ka cilësuar si të papjekura deklaratat e Albin Kurtit drejtuar LDK-së.

“Deklaratat e papjekura të Albinit drejtuar LDK “o do bëhet si them unë o do shkojm në zgjedhje”, populli për këtë kishte me thën; me frigu “ariun” me shoshë!”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai thotë se Kurti po ndikon jashtë realitetin që kemi në Kosovë, duke rrezikuar të arriturat në shoqëri.

“I ndikuar nga literatura e Leninit dhe i frymzuar nga dominanca Kim Xhong-un, ai po jeton jashtë realitetit që jemi, duke rrezikuar çdo të arrituar në shoqrin tonë! Albini edhe po t’i fitonte zgjedhjet i vetëm nuk do të duhet të sillet kështu, duke pasur parasyshë situatën poltike, ekonomike dhe të siguris në të cil?n gjendet Kosova dhe rajoni i Ballkanit. Simptomat prej skizofreni politik që po qfaqen nga Albini puplikishtë dojnë një kurim urgjent, sa nuk është bërë vonë”, ka thënë ish-deputeti. /GazetaExpress/

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali "Hasi Jehon". Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga...

Lajmet e Fundit