29.3 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Çeku i VV-së: Isa Mustafa të tërhiqet sot nga ambicia për t’u bërë president

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se pas zgjedhjeve parlamentare duhet të bisedohet për qeveri të re, e jo për kapje të shtetit me president partiak, raporton Gazeta Express

Këto komente, Çeku i ka bërë në vazhdën e diskutimeve VV – LDK për koalicionin, diskutime këto që po ngecin pasi që partia e Isa Mustafës ka kërkuar që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe pozita e presidentit të ardhshëm.

“Përderisa thuhet se nuk ka marrëveshje për qeverinë pa pasur marrëveshje për presidentin, atëherë realisht nuk është qeverisja e mirë synimi. Presidenti është kreu i shtetit. Pas zgjedhjeve parlamentare duhet të bisedohet për qeveri të re e jo për kapje të re të shtetit me president partiak”, ka thënë ai.

“Deputeti i VV-së thotë se presidenti nuk është menduar si pazar politik. Presidenti i Republikës nuk është menduar si pazar politik. Pikërisht për këtë arsye mandati i Presidentit është pesë vjet, pra jo katër sa është mandati i qeverisë që del nga zgjedhjet parlamentare. Presidenti përfaqëson popullin dhe unitetin e tij për pesë vjet, jo politikanët dhe ujditë e tyre momentale. Në zgjedhje parlamentare nuk do të duhej që të synohet kolltuku i Presidentit si shpërblim a trofe. Nevojitet debat shoqëror, demokratik e politik se kush do t’i shërbente më së miri kësaj pozite”, shtoi ai.

Çeku tutje ka thënë se Isa Mustafa, lideri i LDK-së, bën mirë që të hiqet nga kjo ambicie personale.

“Nuk kemi nevojë edhe për një president tjetër partiak sikurse është Hashim Thaçi. Isa Mustafa bën mirë të tërhiqet qysh sot nga kjo ambicie personale, dhe të mos fshihet prapa LDK-së të cilën e shpëtoi Vjosa Osmani nga rënia në vendin e tretë. Populli vendosi për ndryshim të madh më 6 tetor 2019, jo që Thaçi t’ia jep stafetën Mustafës në vitin 2021, kurse Kurti e Osmani të bllokohen ende pa filluar. Mustafa duhet të heq dorë, mbi të gjitha për hir të programit zhvillimor 30-faqësh tashmë të dakorduar midis LVV dhe LDK”, tha ai. /GazetaExpress

Më Shumë

Kurti në Gjonaj: Hasit i duhet një kryetar që nuk e harron – i tillë është Artan Abrashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në një tubim në Gjonaj me qytetarët e Hasit, ku shprehu mbështetjen e tij për...

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Lajmet e Fundit