8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Rekomandohet hapja e një nënstacioni policor në Kijevë të Malishevës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e nënkryetarit të komunës, Hajdin Berisha, sot e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë dhe të fundit për vitin 2019, ku edhe njëherë u ritheksua se Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet territori më i sigurt në fushën e sigurisë së përgjithshme.

Gjatë raportimeve të organeve përgjegjëse për sigurinë në vend, u theksua edhe njëherë se në Komunën e Malishevës, situata e sigurisë së përgjithshme, është e mirë, e qetë dhe stabile, dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Sipas komandantit të stacionit policor në Malishevë, kapitenit Azem Krasniqi, në këtë vit ka rënie të veprave penale, ndërsa zbulimi i rasteve ka shënuar rritje dhe kjo falë investimeve në fushën e sigurisë, me vendosjen e kamerave të sigurisë, si dhe duke iu falënderuar bashkëpunimit të mirë me qytetarët për zbulimin e rasteve.

Gjatë diskutimeve nga anëtarët e KKSB-së në Malishevë, doli rekomandim që të punohet për hapjen e një nënstacioni policor në Kijevë, si dhe të një nënstacioni të zjarrfikësve në këtë vendbanim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për këtë pjesë të territorit që është pak më larg qendrës komunale në Malishevë.

Po ashtu në këtë mbledhje, u bë apel për mospërdorim dhe mos shitje të mjeteve piroteknike, jashtë rregullave dhe afateve kohore të përcaktuara.

Në mbledhjen e sotme, KKSB në Malishevë, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për solidaritetin dhe humanitetin treguar me rastin e tërmetit në Shqipëri, si dhe për strehimin e personave të zhvendosur nga ajo zonë, në territorin e Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Lajmet e Fundit