21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Vihet gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj të Hasit

Në fshatin Gjonaj të Hasit është vënë gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Objekti i ri do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, i cili ka qenë i ndërtuar në vitet e 80-ta dhe nuk i ka plotësuar standardet e nevojshme për funksionim të duhur.

“Sot me vënien e gurthemelit të këtij objekti, kemi filluar ndërtimin e QMF-së me sipërfaqe prej 500 m², e cila do të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj ane për kontrolle mjekësore”, tha kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

“Deri në përfundim të punimeve që parashihet të zgjasin rreth 7 muaj, banorët e këtij fshati dhe zonave përreth do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Ambulanten e Mjekësisë Familjare në fshatin Krajk”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Lajmet e Fundit