Gjykata pezullon konkursin për mësimdhënës në Prizren(Dokument)

Gjykata e Themelore në Prizren ka anuluar konkursin e fundit të Drejtorisë së Arsimit, për pranimin e mësimdhënësve të rinj.

Vendimi është marrë pas ushtrimit të padisë së kandidatëve fitues të konkursit të shtatorit të këtij viti, i cili ishte anuluar nga drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi – Vezgishi.

“Aprovohet si i bazuar propozimi i i propozuesve Arta Begaj -Thaçi, Ardita Dilij etj. të cilët i përfaqëson avokati Muhamet Shalaj, caktohet masa e përkohshme me të cilët urdhërohet të paditurës Drejtorisë së Arsimit në Prizren , ashtu që pezullohet konkursi me numër 01-111-154376 i datës 4 11.2019, shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit deri në shterjen administrative apo deri në një vendim tjetër të gjykatës”, thuhet në vendim të Gjykatës së Prizrenit.

Avokati Muhamet Shalaj ka konfirmuar për “PrizrenPress” anulimin e konkursit të fundit për mësimdhënës.

“E kam pranuar sot vendimin e gjykatës për anulimin e konkursit të fundit”, konfirmon Shalaj.

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi – Vezgishi, pati anuluar gjashtë konkurse të hapura nga ish-drejtori Gani Gërmizaj, i cili ishte shkarkuar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

74 mësimdhënësit e pranuar në konkursin e parë kanë kundërshtuar hapjen e një konkursi të ri.

Sipas tyre, pranimi është bërë me konkurs dhe me mënyrë ligjore.

Ata duan që sa më parë të fillojnë punën.

Avokati Muhamet Shala, tha se afër 40 prej këtyre mëimdhënësve i përfaqëson në gjykatë.

Ndërkaq, dje Drejtoria e Arsimit ka shpallur listën e ngusht për intervistim të kandidatëve për mësimdhënës të rinj.

Avokati Shalaj tha se ky konkurs tashmë është pezulluar dhe se deri në një vendim tjetër të gjykatës, Drejtoria e Arsimit nuk mund të veprojë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit