Tre drejtorë me aktakuza në Prizren, opozita kërkon shkarkimin e tyre

Drejtorët, Levent Kasëmi, Fejz Kabashi dhe Refik Shaqiri dyshohet se kanë kryer veprën penale bashkryerje dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Kjo pronë në Shatervan i takon komunës së Prizrenit.

Si e tillë i përmes ankandit publik i është dhënë në shfrytëzim një qytetari.

Por, duket se jo gjithçka ka shkuar në rregull në këtë procedurë.

Kjo ka vënë në lëvizje Prokurorinë në këtë regjion e ku pas hetimeve ndaj tre drejtoreve të komunës së Prizrenit, kanë gjetur prova për të ngritur aktakuzë.

Në aktakuzë janë përfshirë, drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, drejtori i Mirëqenies sociale  Fejz Kabashi dhe Refik Shaqiri.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare në bashkëkryerje.

Për këtë opozita po kërkon nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka që t’i shkarkoj drejtorët që dyshohet se e keqpërdoren pozitën zyrtare.

Ky fakt është shqetësues edhe për Shoqërinë Civile në këtë qytet.

Naim Cahani, thotë se kryetari i komunës duhet të përmbushë zotimin e dhënë gjatë fushatës.

E nëse nuk bëhet shkarkimi i tyre, Cahani nuk ka përjashtuar protestat.

Ndërkohë T7 ka tentuar gjatë së enjtes të marrë edhe versionin e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, por që ky i fundit nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë temë.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit