-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

A po rrezikohet gjeohapësira shqiptare nga mosprania e politikave shtetërore ?

Prof.dr.sc.Haxhi Ferati

Gjeopolitika në kuptimin teorik e praktik, nënkupton diçka përtej gjeografisë politike, përkatësisht si gjeografi politike me fuqi ndikimi (në rrjedha dhe procese shoqërore, politike ekonomike, kulturore etj. në një hapësirë. Fuqia gjeopolitike e një gjeohapësirë është më e madhe , për sa është fuqia e ndikimit politik në të, dhe anasjelltas.

Ajo si e tillë është diçka relative dhe , ndryshon proporcionalisht me fuqinë e shtrirjes se politikave në të, me mundësi të humbjes edhe të kuptimit të vetë si gjeohapësire. Mungesa, apo mosprania e mjaftueshme e componentës gjeopolitike në ndërtimin dhe shtrirjen e politikave shtetërore, në një masë ia humb kuptimin edhe vetë gjeohapësirës , me atë edhe të pozitës gjeopolitike e gjeostrategjike të vendit.

Vendet me fuqi të madhe ndikimi ( SHBA, Rusi, BE, Kinë dhe aktorët e rinj sikurse, Japonia, Indija, Meksika, Brazili etj.), po përplasen për pozita më të larta në përpjekjet për ndërtimin e rendit të ri gjeopolitik botëror, duke ia dhënë pamjen e re botës, si një botë turbulente gjeopolitike, multipolare, gjë që, me këtë, po e vështirëson pozicionimin e vendeve te vogla ne rikonfigurimin e ri gjeopolitik botëror.

Kështu , në këtë kohë turbulente gjeopolitike, gjeohapësirat , përkatësisht vendet me gjeohapësirë të pa konsoliduar mirë, gjenden para sfidave të mëdha, duke u bërë kështu , viktima të pazareve të mëdha gjeopolitike, fat ky që po duket se po i përsëritet gjeohapësirës shqiptare , sikurse edhe përgjatë gjithë historisë .

Pyetje e madhe për kombin shqiptar. A po rrezikohet gjeohapësira shqiptare nga mosprania e politikave shtetërore ?
Gjeohapësira shqiptare, nënkupton hapësirën gjeografike të lëmshit tokësor mbi të cilin ndihet apo ushtrohet shtrirja, ndikimi e prania e politikave shtetërore e kombit shqiptar. Kjo gjeohapësirë shqiptare, në vazhdimësi e tkurrur nga pushtuesit e ndryshëm përgjatë gjithë historisë, sot ka mbetur e përqendruar në një pjesë të gjeohapësirës evropiane, në pjesën juglindore të saj, kryesisht në pjesën e ballkanit perëndimor.

Konfigurimi gjeopolitik i saj në këtë gjeohapësirë përfshinë tani për tani, dy shtete si etnitete të vetme gjeopolitike(Shqipëria dhe Kosova), një etntitet gjeopolitik i përzier (Maqedoni) me fuqi të konsiderueshme gjeopolitike të etnitetit shqiptar, etniteti shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, dhe etniteti Shqiptar në Mal të Zi , me fuqi gjeopolitike në ngritje, e fatkeqësisht gjeohapsira tjetër mjaftë e madhe e gjeohapësirës shqiptare , ajo e Çamërisë me fuqi tepër të vogël ndikimi, po mbetet sfidë e madhe e gjeopolitikës shqiptare. Së fundi, pjesë e konfigurimit gjeopolitik shqiptar nuk duhet harruar edhe mërgatën shqiptare e cila në një masë të madhe po ia jep shpirtin gjithë gjeohapësirës shqiptare, duke u paraqitur kështu edhe si etnitet gjeopolitik i shpërndarë në gjeopolitikën rajonale e globale.

Thuajse gjysmën e përgjigjes në pyetjen e shtruar më sipër, e gjejmë në vete kontekstin e këtij konfigurimi gjeopolitik. Pra, NJË KONFIGURIM GJEOPOLITIK, kaq i shpërndarë, me siguri se e rrezikon gjeohapsirën shqiptare, për faktin se e pengon shtrirjen e fuqisë së ndikimit të politikave, e me atë edhe fuqisë gjeopolitke të saj. Athua , a kemi mundur ta ndryshojmë këtë konfigurim gjeopolitik në favor të konsolidimit gjeopolitik të kësaj gjeohapësire . Duhet pranuar se jo rrall herë na janë dhënë shanset gjë historisë, por s’kemi ditur dhe s’kemi mundur ti shfrytëzojmë edhe për shkak të pengesave të jashtme të armiqve të shumtë, por ma shumë për shkak të sjelljeve tona jo të përgjegjshme në kohërat e rreshtimeve gjeopolitike.

Ajo që kemi lëshuar dje po e vuajmë sot, ndërsa këtë që po e lëshojmë sot kanë për ta vuajtur pasardhësit tanë. Nëse mund ti arsyetojmë lëshimet dhe gabimet tona të mëhershme gjatë historisë si shkak i mosdijes apo mos mundjes, pyetje e madhe është se, si mund të arsyetohen lëshimet dhe gabimet sot, në kohën kur thuajse fuqitë më të mëdha botërore i kemi pasur në anën tonë, pastaj edhe ngritja e vetëdijes nacionale dukshëm është ngritur, qka nënkupton se dija dhe mundësia nuk po na mungojnë, e megjithatë thuajse që njëzet vite e më tepër s’po mundemi ta konsolidojmë gjeohapësirën tonë shqiptare. Faji për këtë po duket se po bie mbi politikë-bërjen dhe mbi elitat tona politike që s’po munden të bashkërendojnë politikat në shtrirje e tyre, në secilin nga pjesët e konfigurimit gjeopolitik të gjeohapësirës shqiptare.

Për fat të keq po vërehen shenjat e rrezikut serioz në funksion të shkapërderdhjes së shtrirjes së politikave shtetërore, në kohën kur ato duhet të përafrohen e konsolidohen në funksion të rritjes së fuqisë së ndikimit. Po më duket së shumë më të konsoliduar kanë qenë politikat kombëtare në kohën e Rilindësve dhe në fund të shek. XIX e fillim të shek. XX. se sot. Sa më shumë po lëvizin në shtrirjen e politikave, aktorët gjeopolitikë përkundrazi për interesa të ngushta e provincial politike po e zbehin fuqinë e vetë gjeopolitikë si fuqi ndikimi, por edhe të secilit nga elementet e konfigurimit gjeopolitik, e me këtë po e zbehin edhe fuqinë gjeopolitike të gjithë hapësirës shqiptare si një gjeohapësirë.

Fakti se gjeopolitika në rrënjën e saj ndërlidhet me shtetin dhe shtetëroren, atëherë edhe përgjegjësia kryesore politike, gjeopolitike e gjeostrategjike bie mbi shtetin Shqiptar, Shtetin e Kosovës dhe elementin shtetëformues të shqiptarëve në Maqedoni, si shtylla kryesore e konfigurimit gjeopolitik në gjeohapësirën shqiptare.
Çdonjëri nga akterët gjeopolitik, duhet të ngritën në shtylla të fuqishme gjeopolitlike të gjeohapësirës shqiptare. Shtyllë boshte gjeopolitike duhet pritur që të jetë shteti shqiptar- Shqipëria, e cila veçse ka dhe duhet të ketë epërsi gjeopolitike në gjeohapësirën shqiptare.

Shtyllë e fuqishme gjeopolitike duhet të jetë edhe shteti i Kosovës – Kosova si fuqi e re gjeopolitike e konfigurimit gjeopolitik, sikurse që edhe konstituentet tjera , duhet të ngritin fuqinë e ndikimit në gjeohapësirat e tyre. Pra, kur secili nga konstituentet ngriten në elementin e vetë të përgjegjësisë politike e gjeopolitike, kur Shqipëria bëhet Shqipëri, si fuqi në shtrirjen e politikave me fuqi ndikimi në gjeohapësirën shqiptare, njëherit, kur Kosova bëhet Kosovë në elementin e saj gjeopolitik, gjeohapsira Shqiptare në Maqedoni me fuqi ndikimi të Shqiptarëve atje, ashtu edhe në pjesën e Kosovës lindore dhe në Mal të Zi, tek atëherë mund të pritet konsolidimi i fuqisë gjeopolitike dhe ngritja e një gjeohapësire Shqiptare stabile e të qëndrueshme me fuqi ndikimi.

Realiteti gjeopolitik në gjeohapësiren Shqiptare, fatkeqësisht nga kjo më sipër duket se ka pamje tjetër. Asnjeri nga konstituentet e konfigurimit gjeopolitik nuk duket ne elementin e vete, e si te till nuk mund te pritët që mund ti lëvizin rrjedhat dhe proceset politike drejt integrimeve dhe bashkimit kombëtar në një gjeohapsirë të qëndrueshme e stabile. Rrjedhat aktuale politike në Shqipëri sikurse edhe në Kosovë duken tepër jo stabile, jo shtetformuese, me përplasje dhe mosdakordime të mëdha, që po paraqiten si pengesa në shtrirjen e tyre në gjithë gjeohapësirën Shqiptare. Duke harruar se vetëm politikat e dakorduara dhe të sinkronizuara mirë në shtrirjen e tyre e bëjnë gjeohapësiren me fuqi ndikimi e me atë edhe të qëndrueshme e stabile.

S’ka ndryshe si të shpjegohet një mosdakordim i plotë i politikave mdis Kosovës dhe Shqipërisë , duke prodhuar politika përqarëse e jo perafruese, bile me trend të thellimit të përqarjeve, sidomos pas lëvizjeve që po i bënë Shqipëria me Serbinë, më herët duke mbeshtetur ndryshimin e kufijeve , e së fundi edhe mbështetja e nismës rajonale të iniicuar nga Sërbia për mini shengenin ballkanik, pa dakordimin e Kosovës, e së fundi në dëm të Kosovës dhe gjithë gjeohapësirës shqiptare.

Në anën tjetër edhe Kosova nuk po duket të jetë në elementin e vetë gjeopolitik, sjellja e politikë bërësve dhe elitës politike (nëse mund të quhet kështu), nuk po i kontribuon shtrirjes së politikave të qëndrueshme në gjeohapësirën e saj, që mund ta kërcënojë jo vetëm gjeohapësirën e Kosovës por edhe gjithë gjeohapësirën shqiptare.
S’ka ndryshe si të shpjegohen prapaskenat politike të lojës politike të establishmentit politik lidhur me kufijtë, që seriozisht e ka lëkundur pozicionin gjeopolitik të Kosovës dhe gjithë gjeohapësirës shqiptare.

Në kohën kur fjala e popullit për ndryshim përmes zgjedhjeve të fundit, u duk se do të prodhoj politika stabile e të qëndrueshme shtetërore, përkundrazi po duket se po prodhon zhgënjim për fajin e sjelljes së lidershipit politik të partive fituese. Kjo gjithashtu po e kërcënon shtrirjen e politikave stabile e të qëndrueshme në gjeohapësirën shqiptare.

Nga gjithë kjo më sipër duhet thënë se, në këtë kohë t e rikonfigurimeve gjeopolitike, përderisa vendet e rajonit po i forcojnë dhe konsolidojnë pozitat e veta gjeopolitke, gjeohapësira shqiptare, jo që nuk po konsolidohet, përkundrazi para saj po shtrohet pyetja e madhe : A po kërcenohet gjeohapësira shqiptare nga mosshtrirja e politikave të përbashkëta e dakorduese

Pikw stabile e të qëndrueshme gjeopolitike, e konsideroj te mërgata shqiptare, veçmas të asaj në SHBA, e cila edhe në mungese të mbështetjes të politikave shtetërore, me sjelljen e tyre po i kontribuojnë forcimit të pozitës gjeopolitike të gjeohapësirës shqiptare. Kjo komponentë meriton të mbështetet e të fuqizohet .

Në fund një si domosdo për shtetin e Kosovës , edhe pse kjo do të duhej ti përkiste Shqipërisë , por si gjithherë për çështje të mëdha kombëtare, barra i ka ra Kosovës, edhe kësaj herë le t’i bie asaj që ta mbështet ngritjen një mekanizmi, si Qendër Koordinuese të politikave dhe proceseve integruese të bashkimit me të gjithë akterët e konfigurimit gjeopolitik të gjeohapësirës shqiptare. Mundësisht ajo të ngritët në Prizren.

Më Shumë

Drejtori Tarashaj mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë

Panairi i Artizanateve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, solli së bashku bizneset dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Prizrenit dhe ato të Tetovës për...

Kadrijaj vendos një pankartë në Kuvend: “Fitore Pacolli 200 mijë euro, Gratë e Krushës 0 euro”

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, në seancën ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025, ka vendosur një pankartë me mbishkrimin...

Lajmet e Fundit