9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Një muaj paraburgim pasi ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas e djalit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurit me iniciale S.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale sulm dhe dhunë në familje, e gjithashtu, edhe kanosje.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.01.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilët janë kryer këto vepra penale ku i pandehuri me iniciale S.S me datën 19.11.2019 me veprimet e tij i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike anëtarëve të familjes së tij, respektivisht gruas dhe djalit të tij, për një kohë të gjatë sepse nuk është hera e parë që krijojnë probleme të tilla, si pasojë e të cilave e dëmtuara ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.”, përfundon raporti.

Më Shumë

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit