Komuna e Suharekës ndan mirënjohje me gabime drejtshkrimore bazike

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka lëshuar një mirënjohje me gabime drejtshkrimore dedikuar një sportisti.

Në mirënjohjen që sportisti ka pranuar është shkruar “Shpres e Sportit” në vend të “Shpresë e Sportit”, apo “Shpresa e Sportit”.

Përveç mirënjohjes, i njëjti gabim ishte bërë edhe në kupën që i ishte dhuruar nga Drejtoria e Komunës së Suharekës.

Madje në fund të mirënjohjes është e nënshkruar edhe nga vet kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit