5.4 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

QKMF në Prizren shton edhe një shërbim në kujdesin shëndetësor

Në kuadër të riorganizimit të shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, tanimë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare po ofrohet shërbimi i ultrazërit abdominal në 5 ditë të javës dhe me orar të zgjatur prej 07:00 deri 12:00, ndryshe nga më herët kur është ofruar vetëm dy orë në ditë.

Ky shërbim përveçse në QKMF tani po ofrohet edhe në QMF 1 (ish ambulanta e dhëmbëve), QMF Kurillë dhe QMF Reçanë, në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata për të caktuar termine.

Ndërsa me përfundimin e punimeve të ndërtimit të QMF-ve në Gjonaj dhe Zhur, shërbimi i ultrazërit abdominal do të ofrohet edhe në këto dy fshatra.

Me anë të këtij riorganizimi, qytetarët do të përfitojnë edhe në aspekt të zvogëlimit të kostos së shpenzimeve, pasi që do të mund t’i marrin shërbimet në qendrën më të afërt të shëndetësisë primare dhe do të kenë më pak shpenzime të udhëtimit.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit