14.4 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Aleanca joformale kërkon fond emergjent për Strehimoren e Prizrenit

Aleanca joformale e organizatave të shoqërisë civile dhe grupet e grave këshilltare nga komunat e rajonit të Prizrenit, të enjten, kanë kërkuar nga institucionet e nivelit lokal dhe atij qendror që të sigurojnë fondin emergjent dhe qëndrueshmërinë financiare për Strehimoren e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në thirrjen e përbashkët është theksuar se strehimorja në fjalë i shërben rajonit të Prizrenit, përfshirë Komunën e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe të Mamushës, ku organet e drejtësisë i referojnë dhe i sjellin gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të dhunës familjare për të marrë shërbimet e duhura, që shkojnë deri në periudhën 6-mujore.

“Shërbimet e tilla varen kryekëput nga financimi i Qendrës së Strehimores. Financimi deri vonë ka qenë nga tri burime: donatorët, MPMS-ja dhe KK-ja. Viteve të fundit donatorët janë tërhequr, duke ia lënë qëndrueshmërinë financiare në dorë organeve të qeverisjes lokale dhe qendrore. Këto dy të fundit deri më sot kanë përkrahur Strehimoren jo mjaftueshëm, përmes projekteve dhe jo përmes një mekanizmi institucional që siguron qëndrueshmëri financiare”, thuhet në thirrjen e Aleancës joformale të shoqërisë civile dhe grupeve të grave këshilltare.

Me këtë rast është theksuar se përkrahja e pamjaftueshme financiare nga institucionet lokale dhe qendrore ka sfiduar veprimtarinë e Strehimores, “me: 1) racionalizim të ofrimit të shujtave ditore, të veshmbathjes, barërave dhe materialeve të tjera për gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të dhunës; 2) detyrimi i personelit kompetent dhe profesional që të përfshihen edhe në punë vullnetare për t’i ofruar shërbimet kompetente profesionale; dhe 3) rehabilitimin infrastrukturor dhe ligjor të objektit të Strehimores”.

Më Shumë

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë–Shqipëri

Nga data 1 maj, rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë në mes të pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte...

Çka u punua në Rahovec – e çka është në proces

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka folur për realizimet dhe projektet në vijim gjatë këtij mandati. Sipas tij, nga 84 premtime të dhëna,...

Beteja e katërt

Lajmet e Fundit