3.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Prokuroria kërkon paraburgim për tetë të përfshirët në përleshjen ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në përleshjen ku mbeti i vdekur një 19-vjeçar, raporton Express.

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, derisa të tjerët kanë përfunduar me lëndime.

Rastin për Express e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

Buzhala ka njoftuar se është duke shkuar që të paraqet kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në këtë rast.

“Janë dy grupe dhe janë të përfshirë 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala për Express.

Ndryshe, detaje lidhur me këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë Gazetës Express se janë arrestuar personat e involvuar në këtë rast dhe se janë konfiskuar dy vetura.

“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar ne lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjese në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Hoxha.

Rasti është iniciuar si “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’.

Më Shumë

Kryetari i ri i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, falënderon delegatët për besimin e dhënë

Kryetari i ri i OVL-së  së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë në mënyrë unanime, pas zgjedhjes së...

Rreth 80 aksidente për 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 76 aksidente. Sipas policisë, 19 prej tyre janë me të lënduar, e 57 të tjerë me...

Lajmet e Fundit