Fishekzjarrët lëndojnë 9 persona në Prizren

Festa e Vitit të Ri nuk ka kaluar pa të lënduar edhe në Prizren.

Mjeku i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj, tha se gjatë ndërrimit të viteve ndihmë mjekësore kanë kërkuar 9 pacientë, të cilët kanë marrë lëndime nga fishekzjarrët.

“Të gjithë të lënduarit janë trajtuar në mënyrë profesionale”, tha Hulaj për “PrizrenPress.com”.

Në Emergjencën e Prizrenit, gjatë ndërrimit të viteve janë trajtuar për sëmundje të ndryshme, edhe pacientë të tjerë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit