8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Gjykata e Prizrenit, për një vit trajtoi 41 lëndë të korrupsionit, 16 prej tyre janë zgjidhur

Gjykata Themelore e Prizrenit, vitin e kaluar, ka pranuar 41 lëndë të natyrës së korrupsionit.

Prej tyre, 16 janë zgjidhur, kurse 25 ende nuk kanë përfunduar.

Kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha tha se në vitin 2019, prioritet i është dhënë
lëndëve të korrupsionit.

“Lëndët e natyrës së korrupsionit i kemi trajtuar me prioritet, mirëpo fatkeqësisht më shumë kemi pranuar se sa janë zgjidhur”, tha Hoxha, shkruan “PrizrenPress”.

“Gjatë vitit të kaluar kemi zgjidhur 16 lëndë të korrupsionit, kurse kemi pranuar 25 sosh”, tregon ai.

Ai shprehet se edhe këtë viti lëndët e natyrës korruptive, do të trajtohen me prioritet.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ndërkaq dje  ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, që të gjithë të dyshuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Nga shtatë të akuzuarit katër të janë ish- drejtorë të Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Bashkimi blindon vendin e dytë

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70,...

Lajmet e Fundit