17.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Dita e “Mesharit” të Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuom shum? herë se gluha jon? nukë kish gj? t? ?digluom ? së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë m? e para vepër”.

Pasthënia e Mesharit:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ? kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gj? të ?digluom ? së Shkruomit shenjtë, ? së dashunit së botësë sanë desha me ? fëdigunë, për s? mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi t? ?diglonjinë, përse ata të mundë mernë s? i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ? gjithë zemërë. U lus ?bas sodi m? shpesh te uini ? klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ?baronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ?bi ju. E ata qi ? monduonë djerie tash, m? mos u mondonjënë. E ju t ini të zg?iedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë k? klenë me j?, ju tue ?djekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue b?m, Zotynë ka me shtuom ?dër j?, se të korëtë taj të ?glatetë djerie ? së vjelash, e të vjeltë djerie ? së mbjellash. E u m? duo t? ?baronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, ?dë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ?dë mars zuna ?fill, e ?barova ?dë vjetët ?jë M. D. L. V. ?dë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ?bë ?donjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë m? i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ?de e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë m? e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ?bë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ?daj ta nukë mundë jeshë; u tue ?bajtunë një klishë, ?bë të d? anët më duh? me sheryem. E tash u jam ?falë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”. /Drita.info/

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Lajmet e Fundit