KB Bashkimi e sjellë në Kosovë talentin e Galatasarayt

KB Bashkimi ka finalizuar transferimin e parë këtë afat kalimtar.

Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se kanë transferuar talentin kosovar, Roni Koshi, i cili është formuar si basketbollist te grupmoshat e reja të Galatasaray.

Roni Koshi është 20 vjeçar.

Njoftimi i KB Bashkimit:

ZYRTARE: RONI KOSHI në KB BASHKIMI ?

Përforcimi i parë i këtij afati kalimtar për skuadrën tonë është njëri ndër basketbollistët më të talentuar kosovar, Roni Koshi.

Koshi vjen nga skuadra e grupmoshave të reja të Galatasaray-it, për të cilën luan që nga viti 2013. Me paraqitjet e mira te ky ekip, ai ka tërhequr vëmendjen edhe të përfaqësueses së Turqisë, e cila e kishte ftuar në ekipin e të rinjve duke ia besuar edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.

Ai është regjistruar sot në FBK dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Illmen Bajra qysh për ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që do të luajmë të dielën në “Sezai Surroi” përballë Lipjanit.

Koshi si nën 20 vjeçar gjatë këtij gjysmëstinori do të ketë regjistrim të dyfishtë dhe do të luajë njëkohësisht edhe në Ligën e Parë për skuadrën e Vëllaznimit.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit