Sulmohen fizikisht dy policë në Prizren

Dy policë janë sulmuar fizikisht në Prizren.
Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sulmi ka ndodhur gjatë bastisjes së një shtëpie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij së bashku me djalin e tij kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë”, njofton PK, transmeton “PrizrenPress”.
“Zyrtarët policorë të lënduar si dhe të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor”.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari (pronari i shtëpisë) është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari tjetër (djali i tij) është dërguar në zyrat e njësisë së antidrogës për veprën penale: Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit