Apostolova vlerëson përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në rajon

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka vizituar bazën e KFOR-it në Kosovë, ku është pritur nga Michele Risi, komandant i KFOR-it.

Në komunikatën e lëshuar për media është bërë ne dije se Apostolova ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me KFOR-in si forcë shumë e rëndësishme e sigurisë.

Më tej në komunikatë thuhet se Apostolova ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në rajon, e që sipas saj është parakushti për rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, komandati i KFOR-it ka shprehur përkushtimin e tij për planifikimin dhe implementimin e projekteve që janë në të mirë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit