AAK-ja e Prizrenit akuzon pesë zyrtarë komunalë për keqpërdorim të pozitës

Dega e AAK-së në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme.

Por lidhur me këtë çështje ka reaguar drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, që ka paralajmëruar Degën e AAK-së dhe autorët e këtij kallëzimi penal se do të përballen me padinë për shpifje dhe dëmtim të imazhit për shkak të akuzave të pabazuara dhe me motive politike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokuroria Themelore e Prizrenit të mërkurën ka konfirmuar pranimin e kallëzimit penal të parashtruar nga Dega e AAK-së në fillim të këtij muaji.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se me datë 03 janar 2020 në Prokurori është dorëzuar kallëzimi penal nga Dega e AAK-së në Prizren kundër kryetarit të Komunës, tre drejtorëve të drejtorive dhe një zyrtari ligjor, për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me këmbimin e pronës komunale me pronën private, në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L- 144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës”, ka thënë zyrtarja për informim e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti- Sejrani.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit