-2.2 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

26 policë janë larguar nga puna gjatë 2019-ës

Policia e Kosovës sot ka mbajtur konferencën vjetore me c`rast nga drejtoritë përkatëse brenda PK-së është shpalosur puna e këtij institucioni brenda vitit 2019, raporton “Zëri.info”.

Samedin Mehmeti drejtor i Divizionit për Standarde Profesionale theksoi se nga ky divizion përgjatë 2019 janë administruar 1573 lëndë.

“Divizioni i Standardeve profesionale gjatë vitit 2019 ka administruar 1573 lëndë nga të cilat 846 janë iniciuar në vitin raportues ndërsa 727 janë të bartura nga vitit paraprak”, ka thënë ai.

Mehmeti theksoi se nga Komisioni Disiplinor i PK-së, është marrë vendim që tu ndërpritet marrëdhënia e punës për 26 policë.

“Faktikisht ky Divizion ka arrit që të përfundoj 855 lëndë disiplinore dhe i ka dërguar në Komisioni Disiplinor ku në 26 raste, ky komision si instancë e parë administrative, është detyruar që të ndërmarrë masën më të rëndë disiplinore, e që është ndërprerja e marrëdhënies së punë. Në dy raste kemi pasur degradim. 157 raste kemi pasur ndalesë në pagë. 71 raste kemi pasur vërejtje me shkrim. 30 raste kemi pasur lirim nga akuza, në 24 raste janë pushuar hetime dhe 852 raste kanë rezultuar si të pabaza”, ka thënë Mehmeti, përcjell “Zëri.info”.

Në anën tjetër, ai theksoi se tek Komisioni i Ankesave janë pranuar gjithsej 422 ankesa.

“Komisioni i Ankesave si shkallë e dytë e inicimit të procedurës administrative ka pranuar 422 ankesa prej të cilave 318 janë refuzuar si të pabaza, në 32 raste janë aprovuar ankesat, në 39 raste janë aprovuar pjesërisht, 23 raste janë kthyer në plotësim të hetimeve dhe 30 ankesa janë hedhur poshtë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërsa sipas Mehmetit nga Njësia e Auditimit brenda PK-së janë realizuar 12 auditime, teksa nga ajo e inspektimit janë kryer 192 inspektime, raporton “Zëri.info”.

“Njësia e Auditimit ka realizuar 12 auditime të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme e në të cilat kanë dal 59 rekomandime. Në anën tjetër njësia e Inspektimit si njësi që merret me inspektimin kualitetit të kontrollit të punës dhe disiplinës dhe si rezultat i ka kryer 192 inspektime të rregullta dhe 29 inspektime të jashtëzakonshme nga të cilat kanë dal 312 rekomandime”, ka thënë ai. /ZËRI

Më Shumë

Probleme me ngrohjen në dy shkolla të Prizrenit

Për shkak të një defekti në pompën e naftës së kalldajës dhe mungesës së energjisë elektrike, sot dhe nesër nuk do të zhvillohet procesi...

Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malisheva së shpejti do të bëhet qytet i LDK-së. “Nga sonte qëndrojmë të bashkuar!...

Lajmet e Fundit