Arrestohen dy zyrtarë ligjorë në Prizren

Pas kallëzimit penal të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit janë arrestuar.

KTV raporton se të njëjtit janë Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi.

Dega e AAK-së në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit