Rahoveci vazhdon me fitore në Superligë

Rahoveci ka shënuar fitoren e katërt në katër ndeshje të stinorit pranveror, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 82:92 (16:23, 21:25, 20:18, 25:26), në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët nga Rahoveci e kanë nisur ndeshjen më mirë dhe kështu kanë arritur ta fitojnë çerekun e parë me rezultat 16:23, transmeton Klan Kosova.

Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 21:25, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:48.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë dhe mitrovicasit e fituan këtë pjesë 20:18.

Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabartë (25:26), por Rahoveci e ruajti epërsinë e krijuar dhe fitoi në fund 82:92.

Te Trepça më të dalluarit ishin Dj Hanes me 33 pikë e gjashtë kërcime dhe Alante Fenner me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 25 pikë e katër kërcime dhe Darell Davis me 22 pikë e gjashtë kërcime.

Trepça ka katër fitore dhe 15 humbje, kurse Rahoveci 15 fitore dhe pesë humbje.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit