12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës e kërkon me qira Parkun e Inovacionit në Prizren

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi në një konferencë për media, ka thënë se Ministria e Inovacionit ka mundësi ta mbështesë këtë kompani, në mënyrë që Parkun e Inovacionit në Prizren t`u jepet në përdorim për trajnim të punëtorëve.

“Aktualisht Telekomi këto programe i ka zhvilluar në një objekt me qira që është shtëpia e vëllait të Rrustem Mustafës”, ka bërë të ditur Istrefi.

Sipas tij, Telekomi e posedon CISCO dhe Microsoftin, të cilët do të vihen në dispozicion për qytetarët, me një çmim minimal.

Ndërkaq Muzafer Shala, ministër në detyrë i inovacionit ka thënë se kjo ministri do ta mbështesë Telekomin.

“Ne kemi vendosur që qiraja të jetë e lirë për ta 0.50 cent për metër katrorë. Por, ne do ti shfrytëzojmë edhe këto programe për qytetarët e tonë”.

Aktualisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve janë strehuar familje nga Shqipëria, të cilët u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. /Koha.net

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lajmet e Fundit