4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Varroset Elmir Kryeziu(Video)

Është varrosur 19 -vjeçari Elmir Kryeziu, i cili ishte goditur me thikë për vdekje.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Tusus” të Prizrenit, ndërsa i riu ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për këtë rast tragjik e kishte konfirmuar zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili kishte njoftuar se, pas një përleshje ndërmjet tre personave, është lënduar një person me mjet të mprehtë dhe i njëjti ka ndërruar jetë në spital rreth orës 16:30.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, menjeherë pasi ka marrë informacionin nga Qendra Emergjente rreth orës 15:00, ndërsa ka kryer edhe bastisje.

Dy të dyshuar sipas Osmanollajt, janë arre stuar dhe janë intervistuar. Varrimi i të ndjerit është bërë në prani të familjarëve, miqve dhe qytetarëve prizrenas, të cilët pa dashur të flasin para kamerave shprehën keqardhje për këtë ngjarje duke dhënë mesazhe që raste të këtilla mos të përsëriten më./tvprizreni.info/

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit