5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Vrasja e 19 vjeçarit nga Prizreni, gjykata merr këtë vendim

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji të dyshuarit me iniciale H. S., i cili po dyshohet për vrasjen e 19 vjeçarit në Prizren.

 

I dyshuari H. S., po dyshohet për dy vepra penale: vrasje dhe mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi që pas incidentit të dyshuarit i është gjetur një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake“ tehu i së cilës është 9 cm, me ç’rast arma është sekuestruar nga ana e Policisë.Prokuroria e Prizrenit sot gjatë ditës kishte kërkuar që të dyshuarit t`i caktohej masa e paraburgimit.Incidenti i ndodhur me datë 26 Janar në orën 15:00 la të vdekur një 19 vjeçar me iniciale E.K.Sipas Prokurorisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konflikt në mes viktimës dhe të dyshuarit.

“Ashtu që nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e godet të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit në afërsi të zemrës “ thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.Viktimën në qendrën emergjente në Prizren e ka dërguar vëllai i tij së bashku me një dëshmitar kalimtar.

Prokuroria kërkoi që të dyshuarit t`i caktohet paraburgimi sepse në Prokurori dhe Polici figuron që i njëjti ka edhe raste të tjera penale në cilësinë e të dyshuarit.Arsye për caktim të paraburgimit Prokuroria e përmend faktin se familja e të dyshuarit dhe familja e viktimës janë fqinjë shumë të afërt me njëra tjetrën, me çka dëshmohet rreziku se këtu i dyshuari po të lihet në liri i njëjti mund të përsërisë veprën.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se i dyshuari në deklaratën e tij në Polici kishte thënë se ka tentuar ta sulmoj me thikë vëllain e viktimës, andaj sipas Prokurorisë ekziston rreziku se nëse i dyshuari lihet në liri mund të kanos apo sulmojë vëllain e viktimës.Gjykata brenda ditës pritet të vendos lidhur me kërkesën e Prokurorisë.Janari po del të jetë i kobshëm për rajonin e Prizrenit.Në muajin e parë të vitit 2020 janë vrarë aq persona sa janë vrarë gjatë gjithë vitit 2019.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe ‘Hidroregjioni Jugor’ diskutojnë për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës teknike

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, MSc Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e institucionit, zhvilloi një takim pune me udhëheqësit e...

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Lajmet e Fundit