12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Shpërthimi/ Çfarë ndodhi në shtëpinë e Zhurit ku u vra polici e u plagos fëmija?

Bastisja e një shtëpie gjatë mbrëmjes të së martës në Zhur të Prizrenit përfundoi me një shpërthim. Një polic u vra, dy të tjerë u lënduan, e plagë mori edhe një fëmijë i shtëpisë ku po kryhej operacioni antidrogë, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse Policia akoma nuk ka dhënë detaje se si ndodhi shpërthimi në shtëpinë ku do të kryhej bastisja, është e konfirmuar se kanë pësuar tre policë, njëri prej tyre nuk u mbijetoi plagëve.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Gazetën Express Shaban Osmanollaj nga Policia rajonale e Prizrenit.

Zyrtari i Policisë më vonë tregoi se i lënduar ka mbetur edhe një fëmijë, i cili jetonte në shtëpinë ku u krye operacioni.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.

Mediat kanë raportuar se polici i vrarë është Sami Thaçi, ndërkaq Policia po kryente aksionin për zbulimin e narkotikëve.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar me një shkrim në Facebook, duke ftuar  institucionet përkatëse që të hedhin para drejtësisë përgjegjësit e shpërthimit, që i mori jetën një polici.

Edhe kryetari i PDK’së ka shkruar se askush nuk mund të sulmojë djemtë dhe vajzat e Kosovës, të veshura me uniformë. /Express/

Më Shumë

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës. Gjatë...

Lajmet e Fundit